Ndarja nga jeta e Chuck Norris, Netanyahu publikon foton me aktorin: Mik i madh i Izraelit

20 Mars 2026 | 19:40

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar përmes një postimi në “X” lidhur me ndarjen nga jeta të artistit të arteve marciale dhe aktorit Chuck Norris.

Netanyahu ka ndarë një foto të tij dhe Norris ku shihen të afërt dhe të buzëqeshur teksa kryeministri izraelit e ka cilësuar aktorin një mik të madh të Izraelit dhe mik të ngushtë të tij.

“Unë dhe Sara u pikëlluam thellësisht kur dëgjuam për ndarjen nga jeta të Chuck Norris, një mik i madh i Izraelit dhe një mik i ngushtë personal.

Chuck u solli artet marciale dhe ngrohtësinë e karakterit të tij miliona njerëzve në mbarë botën. Kujtimi i tij qoftë një bekim”, shkruan Netanyahu.

Norris vdiq mëngjesin e kësaj të premte në moshën 86-vjeçare. Lajmin e njoftoi familja e tij në Instagram.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit

Spanja dhe Franca po përgatiten për valë të reja të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa rajone. Shërbimi...
07:53 | 28/07/2026

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026