Nis seanca për çështjen e teatrit, Dervishaj: Të gjithë ishin dëshmitarë se si u prish godina

16 Qershor 2021 | 11:10

Ka nisur sot në Gjykatë seanca për çështjen e Teatrit Kombëtar, që u shemb majin e vitit të kaluar.

Këshilltari për Çështjet Ligjore i presidentit, Bledar Dervishaj, bëri një parashtrim të shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës nga ana e qeverisë.

Për mënyrën e prishjes së teatrit, Bledar Dervishaj tha se të gjithë ishin dëshmitarë dhe panë se si Teatri u shemb ndërkohë që aktivistë, aktorë dhe shoqëri civile ishin brenda godinës.

Pikat kryesore që z. Dervishaj theksoi janë krijimi i një ligj special  për kontratën e godinës së re të teatrit me VKM dhe nga ana e Këshillit Bashkiak si edhe miratimi i këtij ligji nga Kuvendi, një kohë kur Gjykata nuk funksiononte.

“Çështja ka nisur që në 2018, mars që person me daljen jashtë funksionimit të Kushtetueses, që u hodh ideja e një ligji special,  të një zone në qendër të Tiranës, jo vetëm për Teatrin Kombëtar, që kishte ardhur sipas bashkisë nga fusha SHPK si pronar i një trualli toke afër Bashkisë. Shumë shpejt  më 26 qershor 2019 u krijua ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe zonës aty pranë”, u shpreh z. Dervishaj.

“Çuditërisht me 26 shkurt 2020 Bashkia e Tiranës tërhiqet nga ligji special dhe kishte vendosur qe në bashkëpunim me qeverinë do e ndërtonin teatrin me fonde publike. Kjo është e çuditshme pasi pak kohë më parë të njëjtat persona qe kishin vendosur ta ndërtonin me fonde publike thoshin që buxheti i shtetit nuk mundet qe ta ndërtonin pasi i mungonin fondet”, shtoi ai.

Z. Dervishaj përmendi se pavarësisht thirrjeve të presidentit, Këshilli i Ministrave vendosi për shëmbjen e Teatrit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026