“Shkodra dhe Lezha në përparim”, Rama: Duhet ta ngremë Tiranën me çdo kusht
Nga Asambleja e Partisë Socialiste këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama e mbylli fjalimin e tij duke theksuar se Tiranën duhet ta ngrenë më lart nga pikëpamja e zhvillimit, duke e krahasuar me Lezhën dhe Shkodrën, që sipas tij kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm.
Sakaq, ai u ndal tek rritja e numrit të grave në Partinë Socialiste, ku u shpreh se PS është në pushtet falë grave.
“Tirana, Lezha, Shkodra dhe Kukësi. Shkodra dhe Lezha kanë bërë hapa të jashtëzakonshëm. Tirana nuk mund të jetë në asnjë mënyrë aty. Arsyet janë të ndryshme, ka edhe një arsye objektive, por nuk dua t’i kthehem. Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ne duhet ta ngremë Tiranën me çdo kusht
Shifra e grave në Partinë Socialiste duhet të jetë 34% dhe është e vetmja gjë që nuk i fal prezantimit që bëri sekretari i përgjithshëm, i cili e quajti sukses që u rritëm nga 26 në 34, ndërkohë që nëse ne jemi në pushtet, jemi falë grave, edhe atyre në Dibër, ku burrat atje votuan bashkë me gratë.
Ne duhet ta çojmë në 50%, duke mos e pranuar që nuk ka gra, duke imponuar të njëjtin standard në një organizatë që një burrë i suksesshëm me vota nuk pranon që ka 50%.
Duhet të kemi ambicie për të qenë ata që duhet të jemi. Duke pasur 34% gra është e pamundur, duhet ta kapërcejmë këtë shifër tani me çdo kusht”, u shpreh Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta