Bashkimi Europian heq kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë

16 Qershor 2021 | 11:23

Qeveritë e Bashkimit Evropian vendosën ditën e sotme të heqin kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, megjithatë disa shtete anëtare të unionit mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19 ose karantinë disa ditorë për të lejuar hyrjen në vend.

Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani do të shtohen në listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar, ndërsa rajonet administrative kineze Hong Kong dhe Makau do të përfshihen vetëm në rast të reciprocitetit.

Vendet e BE rekomandohen gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit edhe për Australinë, Izraelin, Japoninë, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

Sidoqoftë, secili vend i Bashkimit Europian ende mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19, ose një periudhë karantinimi për vizitorët.

Vendimi i marrë këtë të mërkurë pritet që të formalizohet të premten por ende nuk është e qartë prej cilës datë do të nisin të zbatohen rregullat e reja.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026