BE hoqi kufizimet e udhëtimet për Shqipërinë, reagon kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria duke e cilësuar vendin tonë si zonë të sigurt nga rreziku i COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë e cilëson vendimin një sfidë të kaluar nga Shqipëria, ndërsa shpreh vendosmërinë për ecjen përpara drejt integrimit të plotë të BE.
“Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse ne, Shqipëria, nuk ndalemi më në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”, shkruan kryeministri në Facebook.
Qeveritë e Bashkimit Evropian vendosën ditën e sotme të heqin kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, megjithatë disa shtete anëtare të unionit mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19 ose karantinë disa ditorë për të lejuar hyrjen në vend.
Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani do të shtohen në listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar, ndërsa rajonet administrative kineze Hong Kong dhe Makau do të përfshihen vetëm në rast të reciprocitetit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta