Hartohet protokolli i masave anti-COVID për sezonin turistik

16 Qershor 2021 | 14:00

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë hartuar protokollin e masave anti-covid për sezonin turistik 2021.

Ndonëse situata epidemiologjike është përmirësuar, protokolli edhe për këtë sezon turistik ka mbetur pothuajse i njëjtë me atë të një viti më parë.

Kushtet që duhet të përmbushë një stacion plazhi në varësi të tipit, A apo B janë:

  • Hapësira nga çadra në çadër nuk duhet të jetë më e vogël se 3 apo 3.5 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 3 apo 3.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit; për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve duhet të respektohet një distancë prej të paktën 7 metra nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit.
  • Stacioni i plazhit duhet të ketë në dispozicion të pushuesve një dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra, të pajisur me sapun dhe xhel higjienizues.
  • Protokolli kërkon dezinfektimin e krevateve të plazhit çdo ditë në mënyrë periodike.
  • Tavolinat në lokale duhet të kenë distancë jo më të vogël se 2 m nga njëra-tjetra.
  • Në dallim nga vera e kaluar këtë sezon pishinat do të jenë të hapura, por duke respektuar rekomandimet e protokollit.
  • Ato duhet të dezinfektohen çdo ditë, ndërsa shezlonget e tyre duhet të jenë të vendosur me distancë të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri.
  • Në recepsionin e strukturave akomoduese, duhet të ketë solucion dezifektant me përbërje alkooli 70-85%. Gjithashtu pushuesit duhet të ruajnë distancimin fizik deri në 2 metër.
  • Tavolinat në bare dhe restorante duhet të vendosen në atë mënyrë që distanca nga pjesa e pasme e një karrige në tjetrën të jetë më shumë se 1m larg.
  • Personeli që shërben ushqimin duhet të jetë i pajisur përgjatë gjithë periudhës së shërbimit me maska. Dorezat do të vendosen sipas nevojës në rastet kur preken ushqimet.
  • Klientët duhet të ruajnë distancën 1.5 metra në marrjen e shërbimeve në ambientet e stacionit të plazhit apo gjatë shëtitjeve në plazhe.
  • Eventet e ndryshme duhet të zhvillohen në ambiente të hapura deri në 50 persona si dhe të respektohet distancimi fizik.
  • Gjithashtu mos harroni, shijimi i ushqimit me dorë sipas protokollit, është i ndaluar.
  • Çdo sipërmarrje turistike rekomandohet të afishojë masat respektive në vende qartësisht të dukshme.

Pikëpyetje ngrihen mbi faktin nëse në morinë e madhe të subjekteve që do të ofrojnë shërbime turistike, sa është kapaciteti i institucioneve për kontrollin e zbatimit të tyre.

Ndaj duke mos pritur nga shteti, qytetarët duhet të jenë vetë të ndërgjegjshëm për respektimin e protokollit me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19.

LEXONI GJITHASHTU:

Andriola Kambo për turizmin: Ta shohim trashëgiminë kulturore si një mundësi të mirë ekonomike

Sezoni turistik, mungojnë rojet e plazhit, të rinjtë certifikohen për të punuar jashtë vendit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026