“Nuk ka bisedime me SHBA”, Irani: Trump u tërhoq nga frika e përgjigjes së Teheranit
Mediat iraniane pretenduan se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ishte “tërhequr” pas “reagimit të fortë” të Teheranit ndaj vendimit të tij për të “ngrirë” sulmet ushtarake ndaj objekteve energjitike iraniane për pesë ditë.
Televizioni shtetëror IRIB transmetoi një mesazh ku thuhej se “Trump, duke pasur frikë nga përgjigja e Iranit, u tërhoq nga ultimatumi 48-orësh”.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars gjithashtu mbajti të njëjtën linjë, duke raportuar se “pasi Republika Islamike paralajmëroi se në rast të një sulmi të SHBA-së ndaj infrastrukturës së saj energjetike, ajo do të synonte objektet energjetike në të gjithë rajonin, Trump u tërhoq dhe tha se kishte urdhëruar një shtyrje të sulmit”.
Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve Fars, duke cituar një burim anonim iranian, pretendoi se nuk kishte komunikim të drejtpërdrejtë me Donald Trump, “as përmes një ndërmjetësi” , duke kundërshtuar pretendimet për bisedime midis dy palëve.
Sipas të njëjtit burim, presidenti i SHBA-së “u tërhoq” pasi u paralajmërua se Irani mund të godiste termocentralet. Publikimi shton se Trump foli për bisedime me Iranin, megjithatë pala iraniane mohon se ka pasur ndonjë formë komunikimi.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West