Trump: Lehtësimi i sanksioneve të naftës ndaj Iranit nuk do të sjellë asnjë ndryshim në luftë

23 Mars 2026 | 15:22

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ritheksuar se lehtësimi i sanksioneve mbi disa rezerva të naftës iraniane nuk do të sjellin asnjë ndryshim në luftë. Ai tha se kjo ka për qëllim të rrisë furnizimet në mes të një krize energjetike që po përkeqësohet.

“Dua vetëm të kem sa më shumë naftë në sistem të jetë e mundur”, tha kur u pyet për kritikat e tij të mëparshme ndaj ish-Presidentit Barack Obama për dërgimin e parave në Iran si pjesë e marrëveshjes së tij bërthamore me vendin.

Trump shtoi se nuk e di nëse Irani i merr ato para. Heqja e sanksioneve do t’i lejojë regjimit të përfitojë financiarisht, por Trump pretendoi se çdo e ardhur nga nafta që shkon në Iran do të ishte e papërfillshme.

“Çdo sasi e vogël parash që merr Irani nuk do të ketë asnjë ndryshim në këtë luftë. Por unë dua që sistemi të lubrifikohet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026