“Ky është regres”, Papa Leo bën thirrje për ndalimin e sulmeve ajrore mes luftës me Iranin

23 Mars 2026 | 15:25

Papa Leo XIV  ka bërë një reagim të ashpër ndaj bombardimeve ajrore, duke i përshkruar ato si të pakontrolluara dhe duke bërë thirrje për ndalimin e plotë të tyre. Këto komente vijnë ndërsa konflikti SHBA-Izrael me Iranin hyn në javën e katërt.

Duke folur para drejtuesve dhe stafit të kompanisë ajrore italiane ITA Airways, Papa dënoi përdorimin e fuqisë ajrore në luftë.

“Askush nuk duhet të jetojë me frikën se kërcënimet me vdekje dhe shkatërrim mund të vijnë nga qielli. Pas përvojave tragjike të shekullit XX, bombardimet ajrore duhej të ishin ndaluar. Megjithatë ato ende ekzistojnë, ky nuk është përparim, është regres”, tha Papa.

Ai ka bërë thirrje vazhdimisht për armëpushim në luftën me Iranin. Të dielën ai e quajti konfliktin një “skandal për të gjithë familjen njerëzore”.

Javën e kaluar, diplomati kryesor i Vatikanit i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump që ta përfundojë sa më shpejt luftën me Iranin dhe sugjeroi gjithashtu që Izraeli të ndalojë sulmet kundër Libanit.

“Do të thosha ta përfundoni sa më shpejt të jetë e mundur dhe ta lini Libanin të qetë,” tha kardinali italian Pietro Parolin, një këshilltar i lartë i Papës Leo, në një apel të drejtpërdrejtë.

Ky mesazh u drejtohet edhe izraelitëve,” shtoi ai.

Papa Leo gjithashtu bëri një apel javën e kaluar që vendet t’u ofrojnë qytetarëve të tyre kujdes shëndetësor universal, duke e quajtur këtë një “imperativ moral”, që njerëzit të kenë akses në shërbimet shëndetësore që u nevojiten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026