Ushtarët amerikanë kundër luftës me Iranin: Nuk duam të vdesim për Izraelin

23 Mars 2026 | 16:08

Disa pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë shprehur zhgënjim të thellë ndaj operacioneve ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar se nuk duan të jenë pjesë e një konflikti që e shohin si politik.

Sipas një raportimi të Huffington Post, disa ushtarakë, që kanë folur në kushte anonimiteti, po konsiderojnë madje edhe largimin nga ushtria për shkak të pakënaqësisë me zhvillimet e fundit.

Një zyrtar ushtarak që trajton ushtarët e evakuuar në një qendër mjekësore në Gjermani ka theksuar se trupat po përballen me mungesë mbrojtjeje dhe planifikimi të pamjaftueshëm, ndërsa janë raportuar edhe humbje të konsiderueshme nga sulmet iraniane me raketa dhe dronë.

Sipas tij, një operacion tokësor në Iran do të ishte “një katastrofë absolute”, duke shtuar se aktualisht nuk ekziston një plan i qartë për një ndërhyrje të tillë dhe se forcat amerikane nuk janë në gjendje të mbrojnë plotësisht as një bazë të vetme në rajon.

Ndërkohë, një rezerviste që këshillon oficerë të rinj ka treguar se shumë ushtarakë po shprehin hapur kundërshtimin e tyre, duke theksuar se nuk duan të “vdesin për Izraelin” apo të përdoren si “vegla politike”.

Shumë prej tyre e konsiderojnë si pikë kthese një sulm ajror të 28 shkurtit ndaj një shkolle në qytetin iranian Minab, ku u vranë të paktën 175 persona, përfshirë dhjetëra nxënëse.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e një operacioni tokësor në Iran, ndërsa aleatët e NATO-s kanë refuzuar të mbështesin përpjekjet për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar tensionet brenda aleancës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026