Aeroplanmbajtësja amerikane “USS Gerald R. Ford” mbërrin për riparime në portin e Kretës
Anija luftarake “USS Gerald R. Ford” ka mbërritur në Gjirin e Soudës, në Kretë të Greqisë për t’iu nënshtruar mirëmbajtjes dhe riparimeve pas një zjarri që shpërtheu në zonën e lavanderisë së anijes.
Aeroplanmbajtësja kishte marrë pjesë në operacionet amerikane kundër Iranit përpara zjarrit. Edhe pas dëmtimeve marina amerika thekson se anija mbetet plotësisht e aftë për mision.
Sipas marinës, anija do t’i nënshtrohet një vlerësimi, riparimi dhe furnizimi efikas. Ushtria ka deklaruar se zjarri nuk kishte lidhje me luftimet.
Aeroplani Ford është vendosur që nga qershori i kaluar, fillimisht në Karaibe si pjesë e përgatitjeve ushtarake për shkak të tensioneve me Venezuelën dhe tani në Lindjen e Mesme si pjesë e luftës me Iranin.
Sipas USNI News, ai mund të thyejë rekordin për vendosjen më të gjatë të aeroplanmbajtëses pas Luftës së Vietnamit nëse do të vazhdojë të vendoset deri në mesin e prillit.
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit
Zelensky pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska
Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës
- 13:58 Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës
- 13:49 Parashutisti rrëzohet në det gjatë uljes, dy pushues i shpëtojnë jetën (VIDEO)
- 13:46 Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
- 13:34 Zbulohen 1820 bimë Cannabis Sativa në Fushë Gjormë, arrestohet 40-vjeçari
- 13:33 Amendamenti i PE për moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, Balla: Për të hyrë në BE ne do bëjmë gjithçka
- 13:33 Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, autobusi me fëmijë përplaset me makinën përfundon në një pikë karburanti