Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”

18 Qershor 2026 | 14:24

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, reagoi sot për herë të parë lidhur me vendimin e marrë nga deputetja Marjana Koçeku për t’u larguar nga kjo forcë politike dhe për të dalë si përfaqësuese e pavarur.

Balla tha se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për një largim të Koçekut nga grupi i PS-së, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë së Shkodrës për të nisur hetimet kryesisht lidhur me pretendimet e saj për kërcënime.

kreu i grupit të PS-së “sfidoi” deputeten lidhur me mandatin, teksa nënkuptoi se nuk mund të marrë të njëjtat vota pa logon e Partisë Socialiste.

“Nuk është rasti i parë në politikë. Në 2021, Bardhi akuzon Berishën se me Nokën ishin takuar me bandat në Elbasan për të intimiduar votuesit.

Çdo person nga ne që mban mbi supe një nder të madh, është anëtar i Kuvendit dhe në këtë këndvështrim kërcënimi është një vepër penale dhe moskallëzimi është po ashtu vepër penale.

Nëse ka një maskara që guxon të kërcënojë një qytetar, është vepër penale dhe ti je i detyruar të shkosh në polici dhe të thuash: në telefonin tim…

Jam solidar me këdo që kërcënohet dhe, edhe sikur mos të jetë kështu, hetimi duhet të nisë. E nxis Prokurorinë e Shkodrës të hetojë…

Unë jam bariu, si kryetar grupi, dhe më thoni: unë nuk kam një njoftim që një koleg të ma sjellë me shkrim. Deri të premten kam pasur komunikim, megjithatë secili ka vendimmarrjen e vet.

Të mos harrojmë që kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne jemi këtu se na kanë votuar votuesit e PS.

I them të rinjve të shkojnë ta provojnë një herë pa grushtin dhe trëndafilin dhe ta shikojnë sa do të votohen”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin apo Pishë Poro–Nartën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me amendamentin e Parlamentit Europian, duke sqaruar se ai nuk ka lidhje me Zvërnecin apo me peizazhin e mbrojtur...
14:43 | 18/06/2026

AMP godet një rast të gjobëvënies, masa sigurie për dy ish drejtues policie si dhe shefin e Policisë Bashkiake në Devoll

Dy ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale Elbasan–Korçë dhe shefi i Policisë Bashkiake të Devollit janë vënë nën masa sigurie pasi dyshohen për përfshirje në një rast...
14:15 | 18/06/2026

Aksident i rëndë në hyrje të Elbasanit, autobusi me fëmijë përplaset me makinën përfundon në një pikë karburanti

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në hyrje të Elbasanit. Përplasja ka rezultuar të jetë mjaft e fortë mes një autobusi dhe një...
13:33 | 18/06/2026