Kontabilisti dhe avokati i Epstein: Agjentët federalë nuk na morën kurrë në pyetje
Kontabilisti, Richard Kahn dhe avokati, Darren Indyke kanë dëshmuar në komitetin mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve duke deklaruar se hetuesit e qeverisë federale nuk i kanë intervistuar kurrë ata në lidhje me krimet e rënda të Jeffrey Epstein dhe punën e tyre me të.
Kahn dhe Indyke thanë se ata nuk ishin dëshmitarë dhe as të përfshirë në ndonjë shkelje që lidhej me Epstein, i cili vdiq në vitin 2019 pasi u akuzua për trafikim seksual të fëmijëve.
Të dy thanë se nuk u intervistuan nga hetuesit federalë në lidhje me njohuritë e tyre për Epstein, duke theksuar përsëri boshllëqet e mëdha në punën e departamentit të drejtësisë në mbajtjen përgjegjës të Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij për krimet e tij.
Kahn tha në dëshminë e tij se nuk është marrë kurrë në pyetje nga ndonjë autoritet qeveritar. Indyke tha gjithashtu se nuk e kanë marrë në pyetje kur u pyet nëse ndonjë agjenci ligjzbatuese e kishte marrë në pyetje në lidhje me Epstein ose Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtoren e tij.
Të dy thanë se ishin penduar që kishin punuar për Epstein. Avokati tha se roli i tij me Epstein ishte transaksional dhe jo personal.
“Ishim në mes të një krize financiare dhe kisha një familje për të mbështetur, kështu që mora vendimin e gabuar që qëndrova. Sepse më vonë mësova… se Epstein vazhdoi të abuzonte me qindra të mitur dhe të rritur, kështu që mora një vendim të papërshtatshëm”, tha Kahn për vendimin e tij për të mbetur i lidhur me Epstein.
Administrata Trump është përballur me kritika të ashpra për publikimin e kufizuar të dokumenteve që lidhen me Epstein, si dhe për mungesën e ndjekjeve penale ndaj atyre që lidhen me të.
Departamenti i drejtësisë ka publikuar rreth 3 milionë dokumente të Epstein, shumë prej të cilave të redaktuara rëndë, por ka mbajtur të fshehtë pothuajse të njëjtin numër, pavarësisht legjislacionit dypartiak nga Kongresi që detyron publikimin e të gjitha dosjeve.
Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale
Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 21:19 Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë