Rusia mund Finlandën dhe merr pikët e para në Euro 2020

16 Qershor 2021 | 20:51

Rusia mori pikët e para në grupin B, pasi mundi minimalisht skuadrën e Finalndës.

Vikingët nuk mundën që të befasonin si pak ditë më parë, pavarësisht se ishin ata që shënuan të parët, por goli u anulua për një pozicion të parregullt.

Përfaqësuesja ruse ishte më kërkuese, por nordikët ishin mjaft të rrezikshëm me zbritjet e tyre.

Në shtesën e pjesës së parë Rusia arriti që të finalizonte saktë me anë të Miranchuk u tregua fantastik brenda zonës së Finalndës, duke shënuar një gol fantastik.

Lojtari i Atalantës tregoi klas në goditjen e tij, duke shënuar golin që vendosi fatin e takimit.

Në minuta e mbetura Rusia ishte e kujdesshme në menaxhimin e rezultatit, ndërsa tentoi që të godiste finlandezët në hapësirat që krijonin pas, por pa pasur rezultat.

Pas këtij rezultati Rusia barazon Belgjikën dhe Finlandën me tre pikë dhe hedh kandidaturën për avancimin për në raundin me eliminim direkt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026