Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi vijon normalisht
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo komentoi në një deklaratë për mediat nga Kryeministria sulmin e hakerëve iranianë mbi sistemin e Postës Shqiptare.
Demo tha se AKSHI dhe ekspertë të Postës Shqiptare po zhvillojnë një analizë të detajuar mbi atë çfarë ka ndodhur, ndërsa theksoi se nuk ka të dhëna për informacione të inkriptuara që mund të jenë të paaksesueshme për pjesën operacionale të vetë institucionit dhe se shërbimet vijojnë normalist.
“Është duke u zhvilluar analizë nga AKSHI dhe ekspertët e postës shqiptare. Ajo që mund të themi është që shërbimet e postës vijojnë normalisht. Nuk k atë dhënë që ka informacione të enkriptuara që janë të paaksesushme nga posta. Duhet të presim raportin e institucioneve. Ajo çfarë dua të nënvizoj është që autoriteti i luftës kibernetike i ka kapacitete dhe i rrit garancitë dita-ditës sa i përket integritetit. Jo të gjithë institucionet janë të përfshirë në ombrellën e kësaj mbrojtjes”, tha Demo.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta