Bullgaria s’ndryshon qëndrim në lidhje me hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut
Qeveria e Bullgarisë nuk ndryshon qëndrim në lidhje me hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, duke mbajtur të bllokuar sërish këtë proces.
Në një njoftim të ministrisë së Jashtme bullgare theksohet se qeveria ka miratuar qëndrimin që do të paraqesë në takimin e Këshillit për çështje të përgjithshme që do të mbahet më 22 qershor në Luksemburg, ku do të zhvillohet debati për politikën e zgjerimit të BE-së dhe procesin e stabilizimit dhe asocimit dhe do ta përgatitet takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Evropian më 24-25 qershor.
Ministria e Jashtme nënvizon se i përmbahet deklaratës së kuvendit të Bullgarisë më 10 tetor të 2019, sipas të cilit kushtet për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian, nuk janë përmbushur.
Gjithashtu qëndrimi për kornizën negociuese për anëtarësim mbetet i pandryshuar.
Nga ana tjetër theksohet se Bullgaria mbetet e hapur për dialog dhe po ndërmerr hapa për të krijuar besim dhe për t’u kthyer në dialogun pragmatik dhe konstruktiv me Maqedoninë e Veriut.
Mesa duket takimi mes dy presidentëve, Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev pak ditë më parë në Romë nuk arriti të zhbllokojë këtë ngërc, pavarësisht se u dhanë sinjale pozitive.
Maqedonisë së Veriut iu desh të ndryshonte emrin, për të hequr veton e Greqisë, por tashmë gjendet përballë një tjetër vetoje. Bullgaria konteston gjuhën dhe historinë.
Deri tani zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në vendimin që do të merret për negociatat.
LEXONI GJITHASHTU:
Negociatat me BE, Elezi: Pengesë për Shqipërinë mund të bëhet mosmarrëveshja RMV-Bullgari
Zaev në Samitin e NATO-s, takime të rëndësishme me Stoltenberg dhe presidentin e Bullgarisë
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta