Ambasadori Kosnett: Kosova e ka detyrim të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe

17 Qershor 2021 | 09:44

Edhe pse asociacion i komunave me shumice serbe nuk u përfshi në takimin e 15 qershorit mes Kurtit dhe Vuçiç, kjo çështje duket se do të jetë e pamundur të anashkalohet për shumë kohë.

Një gjë e tillë është bërë e qartë nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Duke folur për “Kontakt Plus”, Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Kosova e ka detyrim të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Historia sipas Kosnett nuk fillon në ditën kur është formuar qeveria e Albin Kurtit.

“Ne besojmë se vendet e kanë detyrim t’i respektojnë marrëveshjet dhe angazhimet e ndërmarra më parë”, tha ai.

Asociacioni shihet nga shumica si pika kryesore që mund të çojë në një marrëveshje mes të dyja palëve.

Në Kosovë krijimin e asociacionit e shohin vetëm në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka hedhur poshtë mundësinë e formimit të asociacionit njëetnik.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kryeson delegacionin e Serbisë në dialog, insiston në formimin e asociacionit.

Në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kjo marrëveshje u detajua në vitin 2015 nën ndërmjetësimin e BE.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të qeverisë së Kosovës.

Më 25 korrik është parashikuar një raund i ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë, por pa një agjendë bisedimesh, pasi në tryezë Albin Kurti hodhi propozime të reja, shumica të padiskutuara më parë në dialog.

LEXONI GJITHASHTU:

Albin Kurti reagon pas ‘debatit’ me Vuçiç në Bruksel

Takimi Kurti-Vuçiç, Haradinaj: Qasja e Kurtit në dialog është e rrezikshme

Katër propozimet e Kurtit: Kosova e Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026