Kurti i përgjigjet ambasadorit amerikan: Nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike

17 Qershor 2021 | 09:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti se Kosova nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike.

Z. Kurti komentoi për KosovaPress deklaratat e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, i cili tha të mërkurën se Kosova e ka detyrim të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas kryeministrit Kurti, deklaroi se Kosova e ka një asociacion të komunave dhe ky është funksional.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë, asociacion të Bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të lumit Lepenc. Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht, një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015”, u shpreh Kurti.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett të mërkurën ka thënë se Kosova ka detyrim të themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, e po ashtu që shtetet kanë detyrim që të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Ambasadori Kosnett: Kosova e ka detyrim të formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026