Shqipëria blen një tjetër sasi vaksinash Pfizer, asnjë detaj nga vendimi

17 Qershor 2021 | 10:06

Përmes një akti normativ të miratuar në mbledhjen e qeverisë një ditë më parë, Shqipëria ka blerë një tjetër sasi vaksinash Pfizer.

Vendimi i qeverisë mban firmën e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe për shkak të sekretit tregtar, nuk janë bërë publike detaje të tjera nga vendimi mbi sasinë e dozave të blera apo çmimin që është paguar.

Kostoja për blerjen e kësaj sasie të re të vaksinave do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Sakaq, në datën 11 qershor mbërritën në Shqipëri 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se deri tani janë mbi 936 mijë vaksina të mbërritura në vend, ndërkohë që do të ulet edhe fasha e vaksinimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik, Manastirliu: Jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit

Mbërrijnë në Rinas mbi 40 mijë vaksina AstraZeneca

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026