Ish-presidenti brazilian del nga spitali! Bolsonaro nuk rikthehet në burg, në arrest shtëpiak për 90 ditë
Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dalë këtë të premte nga spitali dhe u transferua në shtëpinë e tij, ku do të kalojë të paktën tre muaj nën atë që autoritetet e përshkruan si “arrest shtëpiak humanitar”.
Bolsonaro nga nëntori ndodhet në burg ku do të vuajë një dënim me 27 vjet burg për grusht shteti pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2022 ndaj presidentit aktual Luiz Inacio Lula da Silva.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, më herët këtë javë i dha Bolsonaros leje për të vuajtur arrestin shtëpiak për 90 ditë për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Ish-presidenti i ekstremit të djathtë do të rivlerësohet pas kësaj periudhe për të përcaktuar nëse masa duhet të zgjatet.
Bolsonaro, i cili udhëhoqi Brazilin midis viteve 2019 dhe 2022, në fillim të këtij muaji u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali në Brasilia me një formë akute të pneumonisë dhe u trajtua me antibiotikë.
Bolsonaro ka pasur një histori të shtrimeve në spital dhe ndërhyrjeve kirurgjikale që kur u godit me thikë në bark gjatë një eventi fushate në vitin 2018.
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera