“Ditë e Natë” edhe tek “Myslym Shyri”,  zgjerohet rrjeti i farmacive, oferta dhe produkte cilësore për kujdesin personal

17 Qershor 2021 | 14:23

Rrjetit të farmacive “Ditë e Natë”, që ka si qëllim ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore, në çdo kohë e vend, për gjithçka njerëzit kanë nevojë, iu shtua dje një tjetër stacion në rrugën “Myslym Shyri”, duke e çuar kështu në 30 numrin e farmacive “Ditë e Natë” në Tiranë.

Me hapjen e “Ditë e Natë”, tek “Myslym Shyri”, si më e madhja ndër të tjerat, po nis dhe formatimi i një strategjie të re: “Të jesh i shëndetshëm nuk kushton!”, çka do të thotë se në të gjitha farmacitë, në ditë të ndryshme do të ketë oferta të ndryshme me çmime ekonomike që do t’u mundësojnë familjarëve kursime të konsiderueshme.

“Ne jemi shumë të lumtur për këtë hapje, dyqani në ‘Myslym Shyri’ është dyqan ynë fleksibël; por gjëja më e rëndësishme është nisja e strategjisë së ‘Ditë e Natë’, ku do të ketë çmime të ulëta. Do të përpiqemi të kemi çmimet më të ulëta të të gjitha produkteve dhe fokusi ynë do të jetë të kemi sa më shumë klientë që të jetë e mundur, në mënyrë që produktet farmaceutike të jenë të aksesueshme për çdo qytetar shqiptar”, thotë Tomasz Kopec, menaxher i përgjithshëm i rrjetit të farmacive “Ditë e Natë”.

Tirana është pa diskutim zona kryesore, por rrjeti i këtyre farmacive është shtrirë në të gjithë Shqipërinë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë a Fier…Kudo që të ndodheni, do ta gjeni patjetër një derë të hapur farmacie “Ditë e Natë”, ku ofrohen deri në orët e vona medikamente e shërbime emergjente farmaceutike, prej një stafi farmacistësh që u përgjigjet me profesionalizëm çdo kërkese lidhur me shëndetin apo kujdesin estetik.

Misioni është i qartë: “Ditë e Natë” të jetë vendi ku çdokush të mund të gjejë partnerin e sigurt të shëndetit të mirë, kujdesin personal, produktet cilësore e me origjinë të garantuar, të gjejë zgjidhje për gjithçka. Jo vetëm medikamente për kurimin e sëmundjeve, por edhe produkte të kujdesit të lëkurës, të flokëve apo dhe për linjat e dedikuara për fëmijët, që janë dhe meraku më i madh i çdo prindi.

“Ditë e Natë” është kudo dhe për këdo, duke synuar çdo ditë e më shumë të sjellë në tregun farmaceutik shqiptar një model të ri shërbimi sipas standardeve botërore, një sjellje të re ndaj qytetarëve, me mundësi të prekshme nga të gjithë, që ata të ndjehen të sigurt e komodë për gjithçka u duhet nga “Ditë e Natë”, nga rrjeti i farmacive, ku gjeni gjithmonë një derë hapur.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026