Të pakënaqur për shërbimin e servisit, 3 persona plagosin pronarin në Korçë! Vihen në pranga

29 Mars 2026 | 12:08

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Korçë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjet prerës pronarin e një servisi.

Sipas policisë, autorët kanë qenë të pakënaqur për shërbimin e servisit dhe në konflikt e sipër kanë plagosur me gërshërë pune pronarin. Ky i fundit është proceduar pasi edhe ai dëmtoi lehtë me mjet prerës, dy prej autorëve.

“Korçë/ U konfliktuan për motive të dobëta dhe dëmtuan me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme.

Procedohet penalisht edhe pronari i servisit pasi gjatë përfshirjes në konflikt, dëmtoi lehtë me mjet prerës, dy prej autorëve. Sekuestrohen mjetet prerëse dhe një automjet.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. D., 39 vjeç, banues në Korçë;

-E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë;

-L. M., 34 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 35 vjeç, banues në Korçë (pronari i servisit) për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga verifikimet e kryera rezulton se dy shtetasit E. D., dhe E. Th., kanë shkuar me një automjet tek servisi i shtetasit R. Xh., të cilin për motive të dobëta (pakënaqësi për një shërbim të kryer nga pronari i servisit) e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës. Ndërsa shtetasi L. M., është ndodhur rastësisht në servis dhe është përfshirë në konflikt. Gjithashtu edhe 35-vjeçari R. Xh., gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (gërshërë pune) shtetasit E. Th., dhe L. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe mjetet prerëse (një bisturi-thikë dhe një gërshërë).

Pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, të dëmtuarit janë larguar në banesa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026