Hije dyshimi në Serbi/ Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka urdhëruar aktivizimin e strukturave kriminale për të ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhjet komunale që do të mbahen sot, në disa komuna të Serbisë.
Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it brenda institucioneve të sigurisë, teksa theksojnë se për shkak të frikës reale nga humbja e pushtetit në disa komuna si Bor, Arangjelovac, Bajina Bashta, Kladovo, Knjazhevac, Kula, Luçani, Majdanpek dhe Smederevska Palanka, Vuçiç ka angazhuar drejtpërdrejt të akuzuarin për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq dhe rrjetin e tij kriminal për të ushtruar presion ndaj votuesve dhe përkrahësve të partive opozitare në Serbi.
I njëjti burim ka thënë se për këtë qëllim janë përfshirë edhe pjesëtarët e “mbrojtjes civile”, dhe individë nga strukturat ilegale serbe në Kosovë.
“Këta persona, sipas informacioneve, pritet të përdoren për të deformuar procesin zgjedhor përmes kërcënimeve, blerjes së votës dhe manipulimeve të tjera të organizuara.”
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta