Regjistrimi për klasën e parë, vetëm një minutë online nëpërmjet  portalit e-Albania

17 Qershor 2021 | 16:18

Prej 15 qershorit ne disa shkolla fëmijët mund te regjistrohen online ne klasë të parë. Prindërit mjafton të aplikojnë në e-Albania dhe të vendosin të dhënat e tyre dhe fëmijëve. Ndryshe nga vitet e tjera, dokumentacionin shoqërues të regjistrimit e sigurojnë vetë institucionet arsimore.

Që kur u njoftua se prej 15 qershorit, regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë mund të bëhej edhe online, në platformën e-Albania aplikimet ishin të shumta.

Drejtoresha e e-Albania, Nevila Rrepishti, tha se vetëm brenda dy ditësh ka pasur mbi 1100 aplikime të bëra lidhur me regjistrimet.

Për shkak të popullsisë, në kryeqytet është përqendruar numri më I madh I shkollave ku mundësohet ky shërbim.

Znj. Rrepishti tha se “nga 182 shkolla në nivel kombëtar, 56 janë shkolla publike të arsimit bazë parauniversitar, vetëm për qarkun e Tiranës”.

Nevila Rrepishti tregoi për Euronews Albania se cila është procedura e aplikimit që duhet të kryejë një prind për të regjistruar fëmijët në shkollë përmes portalit e-Albania.

“Të saktësojë të dhënat e vendbanimit, duke nisur nga bashkia, njësia administrative, rruga dhe të përzgjedhë shkollën që sugjerohet automatikisht nga sistemi, sipas ndarjes territoriale të bërë lidhur me vendbanimin e prindit apo kujdestarit ligjor që po kryen regjistrimin e fëmijës në klasë të parë dhe institucioneve arsimore që mbulojnë zonën përkatëse”, u shpreh znj. Rrepishti.

“Plotësimi i formularit online me këto të dhëna nuk zgjat më shumë se një minutë, gjithashtu dhe plotësimi dhe deklarimi nëse fëmija është vaksinuar apo jo dhe nëse ka ndjekur kopsht para regjistrimit në shkollë apo jo si edhe specifikimit nëse ky kopsht është publik apo privat”, shtoi ajo

Në fund të procesit të aplikimit, prindi do të pajiset me kodin e gjurmimit të aplikimit, me anë të cilit mundet që të kontrollojë statusin e aplikimit. Kërkesa trajtohet nga ana e institucionit arsimor.

Ndryshe nga vitet e shkuara kur dokumentacionet i mblidhnin prindërit duke shkuar nëpër institucione të ndryshme, këtë here një gjë te tille e bëjnë vete shkollat.

Si në rastet e miratimit, ashtu edhe të refuzimit të regjistrimit të fëmijës në klasë të parë, do të njoftohet elektronikisht prindi nga institucioni arsimor përkatës, së bashku edhe me arsyen e refuzimit.

Është Ministria e Arsimit ajo e cila do të përcaktojë nëse shërbimi do të ofrohet për të gjithë shkollat fillore në rang vendi, apo do te shtrihet dhe në cikle të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026