​Rumania nuk ndryshon qëndrim rreth njohjes së Kosovës

17 Qershor 2021 | 16:28

Ambasadorja e Rumanisë në Beograd, Silvia Davidou, deklaroi sot se vendi i saj nuk do të ndryshojë qëndrim rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Kosovën Milovan Drecun, diplomatja rumune tha se për Bukureshtin zyrtar është e pranueshme vetëm zgjidhja që është njëkohësisht e pranueshme edhe për Serbinë.

Komentet e saj vijnë një ditë pas thirrjes së shefit të diplomacisë kroate, Gordan Grliq Radman, drejtuar pesë vendeve të fundit BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Qipro, Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026