Të dënuar për lidhjet me një grup opozitar, Irani ekzekuton dy persona: Po planifikonin sulm në Teheran

30 Mars 2026 | 08:43

Irani ekzekutoi dy persona të dënuar për lidhje me grupin opozitar Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit. Sipas Iranit ata po planifikonin sulme të armatosura në Teheran duke përdorur pajisje të improvizuara lëshimi raketash.

Pak ditë më parë Irani ka ekzekutuar edhe tre persona të tjerë të cilët ishin të dënuar për vrasjen e oficerëve të policisë dhe kryerjen e operacioneve në favor të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit gjatë trazirave në fillim të këtij viti në vend.

Irani ka ekzekutuar disa persona gjatë muajve të fundit ndërsa akuzat ndaj viktimave janë për spiunazh ndaj Izraelit ose përfshirja në incidentet në protestat në vend.

Autoritetet raportojnë se 3,117 persona u vranë gjatë protestave kundër establishmentit që filluan në fund të dhjetorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026