Takimi Biden-Putin, ish-ambasadori Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, kanë objektiv Kinën

17 Qershor 2021 | 16:47

Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi e konsideron mjaft pozitiv dhe produktiv takimin e mbajtur mes Presidentit të SHBA, Joe Biden dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Gjatë një interviste për Euroneës Albania, ish-diplomati tha se “sfera e diskutimit ishte shumë e gjerë që nga marrëdhëniet mes dy vendeve, rritja e marrëdhënieve tregtare mes tyre, sulmet kibernatike deri tek problemet e arktikut”.

Z. Vukaj nënvizoi se kjo ishte e domosdoshme pasi situata ishte shumë e tensionuar dhe shkak sipas tij ishte bërë cilësimi i Putinit si vrasës nga Biden, që çoi në tërheqjen e ambasadorëve.

Shaqir Vukaj tha se e shikon si një taktikë të SHBA këtë hap pasi takimi vjen me iniciativë të Biden, duke bërë kështu njëlloj tërheqjeje.

Dhe e gjitha kjo tha ish-ambasadori shqiptar në Rusi vjen në një kohë kur SHBA ka përqendruar të gjithë forcat në përballjen me Kinën.

“Duhet ulur tensioni mes dy vendeve pasi SHBA sot kanë objektiv Kinën, ku kjo u tregua dhe gjatë takimit të NATO-s. Të bashkojnë dhe Rusinë t’i bëjnë bashkë nuk është e leverdishme për Amerikën. Rusinë në një farë mënyrë po e shmang përmes përmirësimit të marrëdhënieve në ato fusha që u ra dakord”, tha ish-ambasadori.

Por, z. Vukaj veçoi një fakt duke thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për çështjen e Ballkanit.

Ish-diplomati shprehu habi për këtë fakt duke marrë parasysh se Rusia e konsideron Ballkanin si një zgjatim të saj dhe nga ana tjetër Biden po tregon një vëmendje të veçantë për rajonin tonë ndryshe nga Trump dhe Obama.

“Nuk u zu në gojë problemi i Ballkanit, personalisht prisja që të kishte një pikë. Biden po i kushton rëndësi shumë më të madhe Ballkanit se sa Trump dhe Obama”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026