​Presidentja Osmani: BE-ja duhet të mbajë premtimin për heqjen e vizave

17 Qershor 2021 | 20:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) bëri thirrje vendeve, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë, teksa ia kujtoi BE-së premtimin e dhënë më herët për liberalizim të vizave.

Në fjalimin e saj para përfaqësuesve të vendeve anëtare të këtij forumi, Osmani foli mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

Në mënyrë të veçantë znj. Osmani theksoi rolin që Kosova po luan në krijimin dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, ajo theksoi se bashkëpunimi është i domosdoshëm, por duhet të zhvillohet duke respektuar njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e tjetrit”, tha ajo.

Sipas saj, rajoni ka bërë përpjekje të mëdha, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi sfida të ngjashme, por mund të ndikojmë në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe në rritjen e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon. Republika e Kosovës ka krijuar besim të qartë se integrimi euro-atlantik është synim i qytetarëve të saj, por ne duam të sigurohemi që ky proces do të përshpejtohet, për ta garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për ta rritur mirëqenien e qytetarëve të rajonit”, tha Osmani.

Ajo tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, teksa kujtoi se Bashkimi Evropian duhet mbajë premtimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

“Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe BE duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit tonë, por edhe për integrim më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE”, tha presidentja Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026