Turizmi në Shqipëri, mes masave kufizuese dhe sfidës për të ofruar shërbim cilësor
Shqipëria ka çelur zyrtarisht prej më shumë se një muaji sezonin turistik 2021. Ndonëse një nga sektorët më të goditur nga pandemia në të gjithë botën, turizmi pritet që pas përmirësimit të situatës nga coronavirusi dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, të ri-ngrihet përsëri.
Por, paralelisht me hapjen e sezonit turistik, qeveria nisi operacionin “Bregdeti ynë” për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare, duke i dhënë kështu një goditje sezonit që në nisje të tij.
Askush nuk ka dëshirë që të shkojë për pushime dhe në vend të zhurmës së dallgëve të dëgjojë atë të mjeteve të rënda që kryejnë prishje në bregdet, apo më keq akoma, të shohë inertet e mbetura nga skeleti i objekteve të shembura.
“Ligji detyron ata që ndërtojnë pa leje që të pastrojnë. Kjo gjë shpesh herë ose gjithnjë është lënë pas dore. Natyrisht që ne nuk do t’i lëmë grumbullimet e inerteve aty, por ama kush nuk do t’i pastrojë vetë, do të paguajë rëndë edhe koston e pastrimit edhe shpenzimin e madh të energjive nga strukturat e shtetit”, tha kryeministri Rama.
Nga ana tjetër, ndonëse vetë qeveria krenohet me arritjet sa i takon menaxhimit të pandemisë nga COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve mban akoma në fuqi orën policore. Ndalim të çdo lëvizjeje nga ora 23:00- 06:00 të mëngjesit. Edhe në këtë pikë, pushimet pritet të jenë të kufizuara. Kufizimi i orarit, pritet të shtojë grumbullimet e pushuesve gjatë orëve të mbrëmjes në shëtitore apo ambiente shërbimi.
Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Turizmit prezantuan edhe protokollin anti-COVID, me rregullat që duhet të ndjekë çdo sipërmarrës turistik gjatë këtij sezoni. Duke e krahasuar me protokollin e vitit të kaluar, kur pandemia, ishte në kulmin e saj, përveç hapjes së pishinave, asgjë nuk ka ndryshuar. Të njëjtat masa kanë mbetur në fuqi edhe këtë vit.
Prej nisjes së sezonit, bizneset kanë shpallur gjendjen e emergjencës për shkak të mungesë të stafeve të punës, duke vënë kështu në pikëpyetje mbarëvajtjen e këtij sezoni turistik.
“Ne jemi pothuajse në një emergjencë totale, të paktën këtu si qytet, duke diskutuar edhe me strukturat e tjera dhe është një gjendje emergjence për fuqinë punëtore”, tha një menaxher hoteli në Vlorë.
Ndërkohë procesi i vaksinimit të stafeve në fushën e hoteleri turizmit vazhdon, po ashtu dhe hapja e qendrave shëndetësore verore që do të funksionojnë 24 orë, ku pritet të ofrohen dhe teste të shpejta, për parandalimin e përhapjes së COVID-19 tek turistët.
Pak ditë pas hapjes zyrtare të sezonit turistik në jug, ministrja Manastirliu lajmëroi dhe nisjen e procesit të dez–insektimit të zonave turistike në Vlorë dhe Sarandë, proces që sipas saj do të shtrihet në të gjitha zonat e identifikuara nga ekspertët e shëndetit publik, për një sezon të sigurt turistik.
Ndonëse ekspertët kanë parashikuar një boom turistësh këtë vit, Shqipëria ende duket se duhet të tejkalojë një sërë problematikash e kufizimesh, për një sezon të suksesshëm.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta