PSG dominon pagat në Ligue 1, diferencë e madhe me rivalët
Kampionët evropianë, Paris Saint-Germain, vazhdojnë të jenë në një nivel tjetër edhe sa i përket pagave në Ligue 1. Me një mesatare prej 650,000 euro bruto në muaj për lojtar, PSG kryeson bindshëm, duke ruajtur pothuajse të njëjtin nivel si sezonin e kaluar.
Pas tyre renditet Olympique de Marseille me rreth 300,000 euro, duke shënuar një rritje të ndjeshme, ndërsa AS Monaco mban vendin e tretë me 140,000 euro, pa ndryshime nga sezoni i kaluar.
Një nga surprizat është RC Lens, që megjithëse lufton për titull, renditet vetëm në vendin e 10-të me 80,000 euro mesatare, dukshëm më pak se rivalët kryesorë.
Ndërkohë, disa klube kanë rritur pagat si RC Strasbourg dhe AJ Auxerre, ndërsa të tjera kanë bërë ulje drastike. FC Nantes ka pësuar rënien më të madhe, duke zbritur nga 80,000 në 50,000 euro në muaj. Ulje kanë regjistruar edhe Angers SCO dhe Toulouse FC.
Top 5 pagat mesatare në Ligue 1 (2026):
- PSG – 650,000 €
- Marseille – 300,000 €
- Monaco – 140,000 €
- Rennes – 118,500 €
- Lyon – 110,000 €
Diferenca e madhe e PSG me pjesën tjetër të kampionatit tregon qartë fuqinë financiare dhe dominimin e tyre jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta