Euronews siguron foton e 78-vjeçarit që u gjet i pajetë në Korçë, çfarë dyshohet

2 Prill 2026 | 17:07

Euronews ka siguruar foton e 78-vjeçarit nga Korça, Gëzim Vija, i cili u gjet i pajetë në banesë. Dy të çara në kokë mendohet t’i kenë marrë jetën. Hetimet po vazhdojnë nën pistën e grabitjes, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat për hetime.

Gëzim Vija, baba i katër fëmijëve jetonte i vetëm prej më shumë se 25 vitesh, është gjetur i pajetë brenda banesës së tij më 2 prill në Bulgarec të Korçës.

Sipas burimeve zyrtare, viktima ka pësuar një dëmtim në kokë, dhe hetuesit po shqyrtojnë dy pista: një aksident pas rrëzimit dhe një goditje fatale, ose një ngjarje me natyrë kriminale, si vrasje gjatë një konflikti apo tentative grabitjeje. Ekspertët mjeko-ligjorë do të nxjerrin përfundimet zyrtare pas ekzaminimeve në morg, ndërkohë hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Bulgarec, Korçë, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, ku jetonte vetëm, shtetasi G.(M). V., rreth 78 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026