Studimi i Nature Health: Pesticidet përhapin rrezikun për kancer

3 Prill 2026 | 19:41

Një studim i ri ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e pesticideve bujqësore në shëndetin e njeriut. Sipas kërkimit të publikuar në revistën Nature Health, njerëzit që jetojnë në zona me ekspozim të lartë ndaj pesticideve kanë deri në 150% më shumë rrezik për të zhvilluar kancer.

Studimi u zhvillua në Peru dhe analizoi të dhëna mjedisore, regjistra të kancerit dhe mostra biologjike nga mbi 150,000 pacientë. Rezultatet tregojnë se pesticidet mund të shkaktojnë ndryshime të hershme në qeliza, duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj faktorëve të tjerë, si infeksionet apo ndotja.

Zonat më të prekura rezultuan të jenë ato malore, ku pesticidet grumbullohen më lehtë për shkak të kushteve klimatike. Përhapja e tyre mund të shtrihet deri në 50 kilometra larg zonave bujqësore.

Ekspertët theksojnë se, megjithëse shumë pesticide nuk klasifikohen ende si kancerogjene, ndikimi i tyre në afatgjatë mbetet i paqartë dhe kërkon masa më të forta mbrojtëse.

Ky studim nxjerr në pah nevojën urgjente për politika më të rrepta dhe mbrojtje më të madhe për komunitetet më të rrezikuara ndaj ekspozimit ndaj pesticideve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026