SHBA nis operacion shpëtimi për pilotin e avionit ushtarak të rrëzuar në Iran
Ushtria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një operacion shpëtimi për një pilot avioni luftarak, i cili u katapultua pasi mjeti i tij u rrëzua nga mbrojtja ajrore e Iranit, raportojnë zyrtarë amerikanë për CBS News.
Njoftimi vjen pasi media shtetërore iraniane raportoi më herët për rrëzimin e një avioni amerikan dhe u bëri thirrje banorëve në zonë që të ndihmojnë në kapjen e pilotit. Një prezantuese televizive u kërkoi qytetarëve që t’ia dorëzojnë autoriteteve çdo “pilot armik”, duke premtuar edhe shpërblim.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në provincën Kohkilouyeh dhe Boyer-Ahmad, një zonë malore dhe rurale në jugperëndim të vendit. Më herët, një mesazh në ekran kishte bërë thirrje edhe për neutralizimin e pilotit nëse ai do të identifikohej.
Ndërkohë, agjencia iraniane Fars bëri të ditur se edhe forcat iraniane kanë nisur një operacion kërkimi për gjetjen e pilotit.
Ky është raporti i parë për rrëzimin e një avioni luftarak amerikan në territorin iranian që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndërmorën sulme kundër Iranit.
Konflikti, që tashmë ka hyrë në javën e gjashtë, po ndikon ndjeshëm në ekonominë globale. Irani ka reaguar duke synuar infrastrukturën energjetike në rajonin e Gjirit dhe duke forcuar kontrollin mbi furnizimet me naftë dhe gaz përmes Ngushticës së Hormuzit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se forcat amerikane do të vazhdojnë goditjet ndaj Iranit “shumë fort” në javët e ardhshme.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh