Mesazhi nga Vatikani: Çdo autoritet do t’i japë llogari Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin që ka marrë

4 Prill 2026 | 08:10

Papa Leo XIV gjatë meshës së Premtes së Madhe ka ngritur kryqin prej druri, gjatë të katërmbëdhjetë stacioneve të ceremonisë. Është hera e parë që ka ndodhur në gjashtëdhjetë e një vitet e fundit.

Papa Benedikti dhe Gjon Pali II e kishin ngritur Kryqin, vetëm gjatë stacionit të parë dhe të fundit të ceremonisë, ndërsa Françesku, vitet e fundit, ka qenë duke ndjekur “Rrugën e Kryqit” nga Vatikani, për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Në meditimet e lexuara gjatë Rrugës së Kryqit, Papa foli lidhur me luftën në Lindjen e Mesme dhe Tokës së Shenjtë. Siç u njoftua nga Vatikani, gjatë ndalesës së parë, ai tha disa njerëz mendojnë se kanë marrë pushtet të pakufizuar dhe besojnë se mund ta përdorin dhe abuzojnë atë, varësisht nga vullneti i tyre.

“Çdo autoritet do të duhet t’i përgjigjet Zotit për mënyrën se si e ushtron pushtetin që ka marrë: pushtetin për të gjykuar, por edhe pushtetin për të filluar ose përfunduar një luftë.

Pushtetin për të mbështetur edukimin e luftës ose të paqes, për të ushqyer dëshirën për hakmarrje ose pajtim. Pushtetin për të përdorur ekonominë për të shtypur popujt ose për t’i çliruar ata”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit

Izraeli po “zhvillon negociata të vazhdueshme” me Shtetet e Bashkuara mbi çështjen e vazhdimit të vendosjes së trupave në Libanin jugor, tha për Reuters të enjten një zyrtar i...
12:40 | 18/06/2026

Zelensky pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi do të vijojë të përgjigjet ndaj sulmeve ruse, duke paralajmëruar për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit....
12:39 | 18/06/2026

Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u “ndikua nga idetë e dëmshme” nga homologët e tij evropianë gjatë samitit të G7-ës , pas të cilit nuk pati kontakte midis SHBA-së...
12:15 | 18/06/2026