Osmanit i përfundon mandati, i dorëzon sot detyrën kryeparlamentares Albulena Haxhiu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të shtunë do t’i dorëzojë detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu. Pas 5 vitesh presidente, ajo pasditen e sotme në orën 16:00 dorëzon postin pasi i përfundon mandati.
Osmani nuk arriti të siguronte edhe një mandat të dytë ndërsa çështja e presidentit në Kosovë vijon të jetë një temë ende pa një zgjidhje.
Vetëvendosja që ka bërë tashmë dy propozimet e saj, Glauk Konjufca e Fatmire Kollçaku por LVV nuk ka deputetë të mjaftueshëm që të procedojë për zgjedhjen e tyre.
Opozita ka bërë thirrje për kandidat konsensual dhe refuzojnë që të votojnë kandidatët e Vetëvendosjes. Kurti të premten njoftoi se gjaë javës së ardhshme do të zhvillojë takime me liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta