Pas kërcënimeve hibride, rekrutët finlandezë stërviten për çdo skenar të mundshëm lufte me Rusinë
Rekrutët meshkuj finlandez po stërviten nga ushtria për t’u bërë snajperistë ekspertë, në mënyrë që të jenë të gatshëm për çdo skenar në kufirin 1,350 km të vendit me Rusinë.
Në kufirin e fortifikuar të Finlandës me Rusinë, rojet kufitare finlandeze thonë se janë të përgatitur për çdo skenar, nga kërcënimet hibride si ndërhyrjet në GPS, fluturimet me dron ose instrumentalizimi i migracionit, aftësia mbrojtëse e Finlandës po shihet gjithnjë e më shumë si një model për gjithë Evropën.
“Jemi të përgatitur të jemi pjesë e mbrojtjes territoriale finlandeze.Ne trajnojmë rekrutët tanë, nëse është e nevojshme, për një luftë të plotë,” tha Mikko Lehmus, një roje kufitare finlandeze.
Në vitin 2023, Rusia dërgoi civilë migrantë përtej kufirit finlandez si pjesë e luftës hibride kundër aleatëve të Ukrainës, me qëllim të mbjellë ndarje dhe kaos. Instrumentalizimi i civilëve në kufijtë e NATO-s dhe Evropës ishte një taktike e shpeshtë e Kremlinit.
Polonia, Letonia dhe Lituania reaguan ndaj episodeve të ngjashme në kufijtë e tyre me Bjellorusinë, aleate e Rusisë.
Finlanda vendosi në nëntor 2023 të mbyllë përgjithmonë kufirin e saj 1,350 km me Rusinë, pas përpjekjeve të Moskës për të dërguar migrantë në territorin finlandez.
Helsinki gjithashtu pezulloi përpunimin e kërkesave për azil, një dispozitë sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për njerëzit që kërkojnë statusin e refugjatit nga lufta ose persekutimi.
Legjislacioni i titulluar Akti mbi Masat e Përkohshme për të Luftuar Eigracionin e Instrumentalizuar është zgjatur që atëherë deri në fund të këtij viti.
Edhe në periudhën e shkurtër të qetësisë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ku tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit dukeshin të lehta, Finlanda nuk e lëshoi kurrë vigjilencën.
Lauri Stenback, 19-vjeçar, rekrut dhe snajper, tha se nuk kishte mbajtur kurrë pushkë para shërbimit të tij ushtarak 10-mujor, por më pas zbuloi “talentin” e tij për të shtënë.
Ndërkohë, lufta e Rusisë ka pasur gjithashtu pasoja të rënda për popujt indigjenë, ndërkufitarë si Samitë.
Pasardhës të fiseve nomade dhe tradicionalisht barinjve të renëve, sot ka rreth 100,000 njerëz Sami në Finlandë, Rusi, Norvegji dhe Suedi.
Por agresioni i Rusisë në Ukrainë ka bërë që pjesa ruse e komunitetit të jetë e izoluar nga pjesa tjetër. Disa burra Sami arritën të kërkonin me sukses statusin e mbrojtjes në Norvegji, pasi i shpëtuan rekrutimit me forcë në ushtrinë ruse, sipas anëtarëve të Sami-t.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh