Rama takim në Njësinë 12: Nuk ka asnjë rezultat që ne nuk arrijmë dot! Interes i lartë për Paketën e Maleve
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësia 12 ka folur lidhur me Paketën e Maleve. Sipas tij ka një interes të lartë teksa foli edhe me shifra.
Rama tha se aplikimet kanë shkuar deri në 100. Ai theksoi se PS ka kapacitet që të bëjë më mirë dhe se nuk ka asnjë rezultat që nuk arrijnë dot.
“Po më thoshte Xhemali, përpara se të hynim, që këtu kanë shkuar afër 100 aplikime për Paketën e Maleve. Tani, kjo është diçka që i intereson jo thjesht 100 individëve apo 100 familjeve të këtyre individëve që kanë interes të investojnë, duke shfrytëzuar një program të ri që ne kemi hapur, por kjo është me interes për të gjithë, sepse nëse ata do të investojnë dhe do të hapin një bujtinë, aty do të punësohen njerëz nga po kjo zonë në radhë të parë.
Po jo thjesht do të punësohen njerëz nga kjo zonë, por aty do të krijohet edhe më shumë ekonomi, sepse agroturizmi është i lidhur me prodhimin, prodhimin e zonës në radhë të parë, e të tjera, e të tjera. Por për këtë kush të flasë? Ku do ta dëgjoni këtë? Në qoftë se ne nuk do ta diskutojmë këtë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye ne e kemi bërë këtë ndarje të re organizative të partisë në blloqe më të vogla, për të pasur më shumë kapacitet komunikimi, për të pasur më shumë diskutim.
Unë besoj që Partia Socialiste ka kapacitet të bëjë më mirë edhe të fitojë më shumë. Koha ka treguar që nuk ka asnjë vend, asnjë qendër votimi që Partia Socialiste nuk e fiton dot, por ka qendra votimi ku Partia Socialiste nuk fiton, sepse nuk organizohet si duhet, nuk organizohet sa duhet. Nuk ka asnjë rezultat që ne nuk e arrijmë dot, por rezultatet që nuk arrijmë vijnë sepse nuk bëjmë punën aq sa duhet dhe na duhet vetëdija që këtë punë dhe këtë përpjekje ne e kemi detyrë më të madhe sesa thjesht ndaj vetes apo për veten.
Kjo arsye madhore është mundësia historike që neve na ka ardhur në dorë. Janë krijuar kushtet që ne ta shohim derën e Europës afër dhe të hapur plotësisht. Kemi bërë shumë nga ana jonë për të arritur këtu, por një gjë duhet me e pasur mirë parasysh: që nuk mjafton. Ne mund ta kishim bërë të gjithën dhe nuk mjafton, sepse i vogli, vendi i vogël, populli i vogël nuk i mjafton që të bëjë më të mirën e vet; duhet që edhe të tjerët ta shohin me sy të mirë.
Dhe janë bashkuar yjet e fatit, sepse për arsye që nuk lidhen vetëm me sa mirë kemi punuar ne, por lidhen edhe me si po shkon bota, Bashkimi Europian do që të na marrë brenda vetes dhe kjo është e jashtëzakonshme. Ky moment është konkret. Tani, ne duhet të bëjmë deri në fund atë që kemi në dorë. Ne na duhet të bëjmë maksimumin”, tha Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta