Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë
Shërbimi Sekret i SHBA-së njoftoi të dielën se po hetonte raportimet për të shtëna me armë gjatë natës pranë Parkut Lafayette, i cili ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë.
Sipas një njoftimi online të agjencisë, nuk u raportua për të lënduar dhe nuk u gjet asnjë i dyshuar pas kontrollit të parkut dhe zonës përreth pas mesnatës, raporton The Guardian.
Donald Trump po kalonte fundjavën në Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk dha menjëherë një koment mbi incidentin. Aktivitetet në Shtëpinë e Bardhë vazhduan normalisht, por siguria në zonë u shtua, sipas Shërbimit Sekret.
Parku ka qenë i rrethuar me gardh për javë të tëra për shkak të punimeve rinovuese.
Shërbimi Sekret bëri të ditur se po bashkëpunon me policinë e Distriktit të Kolumbias dhe Policinë e Parqeve të SHBA-së.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës