Trump reagon sërish pas statusit në Truth: Besoj se do të ketë marrëveshje, ndryshe do të shkatërroj gjithçka në Iran

5 Prill 2026 | 16:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën në Iran dhe negociatat në zhvillim, duke ngritur tensionet në rajon.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh se SHBA kishte dërguar armë për protestuesit iranianë përmes kurdëve, por sipas tij, këto armë nuk arritën kurrë te destinacioni.

“Kemi dërguar shumë armë, por besoj se kurdët i kanë mbajtur për vete”, deklaroi ai.

Ndërkohë, presidenti amerikan rriti ndjeshëm edhe bilancin e viktimave nga protestat në Iran, duke e çuar në 45 mijë të vdekur, nga 32 mijë që ishte raportuar më herët.

Trump kujtoi gjithashtu se në fillim të konfliktit me Iranin, të nisur më 28 shkurt, ai kishte bërë thirrje për kryengritje kundër regjimit të ajatollahëve, duke premtuar mbështetje për popullsinë, thirrje që më pas u zbehën.

Në të njëjtën intervistë, ai u shpreh optimist për një marrëveshje të mundshme me Teheranin, duke thënë se ajo mund të arrihet brenda ditës së nesërme. Megjithatë, ai paralajmëroi pasoja të rënda në rast dështimi të negociatave.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje shpejt, po shqyrtoj të shkatërroj gjithçka dhe të marr kontrollin e naftës”, deklaroi Trump, duke shtuar se mund të sulmohen ura, centrale elektrike dhe infrastruktura energjetike.

Presidenti amerikan ka vendosur një ultimatum ndaj Iranit për rihapjen e ngushticës së Hormuzit dhe arritjen e një armëpushimi. Në rast të kundërt, ai nuk përjashtoi sulme ndaj objekteve civile dhe pikave kyçe energjetike, përfshirë ishullin Kharg dhe zonat përreth Gjirit.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kritik për stabilitetin në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet dhe përpjekjet për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026