Irani i përgjigjet Trump-it pas paralajmërimit të “Ferrit” nëse nuk hapin Ngushticën e Hormuzit

5 Prill 2026 | 18:12

Ky reagim vjen pas paralajmërimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili deklaroi se nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit, Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin masa ekstreme, duke kërcënuar madje me shkatërrimin e vendit.

Një zyrtar i lartë iranian ka deklaruar se Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit vetëm pasi të marrë dëmshpërblim për dëmet e luftës. Seyyed Mehdi Tabatabaei, zëvendës për komunikimin në zyrën e presidentit iranian, tha se ky proces do të realizohet përmes një “regjimi të ri ligjor”, të bazuar në tarifa tranziti.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabatabaei reagoi ashpër edhe ndaj deklaratave të Trump, i cili më herët gjatë ditës kërcënoi me sulme ndaj infrastrukturës civile të Iranit për shkak të mbylljes së ngushticës. Sipas tij, presidenti amerikan “ka rënë në fyerje dhe deklarata pa kuptim, si pasojë e dëshpërimit dhe zemërimit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026