Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eksplozive dhe maskë silikoni
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Një ndjekje si në filma është zhvilluar nga një patrullë e Policisë së Tiranës, e Komisariatit 5, e cila ka parandaluar një ngjarje kriminale dhe ka arrestuar një 37-vjeçari me lëndë eksplozive.
Gjatë operacionit, motomjetit pa targa me të cilin lëvizte 37-vjeçari iu bë shenjë ndalimi, por ai nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u përpoq të largohej me shpejtësi. Ndjekja u zhvillua deri në afërsi të liqenit të Paskuqanit, ku ai u ndalua dhe u arrestua.
“Si rezultat i ndjekjes policore, u kap dhe u arrestua shtetasi Perikli Doçi, 37 vjeç, i cili kishte siguruar për qëllime kriminale lëndë eksplozive, lëndë djegëse, armë zjarri dhe një motomjet të dyshuar të vjedhur, pa targa. Në momentin e ndalimit, ai kishte vendosur maskë silikoni”, njofton policia.
Gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, u sekuestruan sasi lëndë eksplozive gati për shpërthim, 10 litra lëndë djegëse, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, 1 maskë silikoni, 1 motomjet pa targa, i dyshuar i vjedhur.
Policia thotë se në sajë të operacionit të koduar “Kontigjenti” ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale kundër personit dhe pronës, duke zbardhur gjithashtu dy ngjarje të mëparshme të kryera nga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se 37-vjeçari dyshohet se më datë 03.10.2025, në rrugën “Besim Cera”, Paskuqan 1, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. K., më pas duke djegur automjetin e përdorur gjatë kryerjes së krimit, në afërsi të urës së fshatit Tapizë. Po ashtu, më datë 17.10.2025, në rrugën “Unaza e Madhe”, Paskuqan 2, dyshohet se ai ka hedhur një sasi lënde plasëse në banesën e shtetasit Rr. D., ngjarje nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Më tej, dyshohet se motomjeti me të cilin P. D. u konstatua gjatë natës në rrugën “Mustafa Lita” është i vjedhur.
Gjatë deklaratës paraprke para hetuesve, 37-vjeçari ka deklaruar se do të kryejë dënimin për çfarë akuzohet, dhe se nuk do të japë detaje për bashkëpunëtorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm të 37-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë ai. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Operacioni u zhvillua falë vigjilencës së shtuar të shërbimeve të Policisë, intensifikimit të kontrolleve dhe administrimit të informacionit në rrugë operative, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda.

Perikli Doçi
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta