Goxhaj: Trump nuk e pushton dot Iranin, vetëm nese përdor armë bërthamore

6 Prill 2026 | 21:30

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Dritan Goxhaj, i ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, u shpreh se Amerika nuk mund ta pushtojë dhe as ta shkatërrojë Iranin me këtë rrugë që ka zgjedhur, vetëm nëse përdor armë bërthamore.

Sipas tij, SHBA nuk ka asnjë skenar që mund ta vendosë Iranin në një pozitë të vështirë, por, siç theksoi edhe ai, skenari më i keq i SHBA-së mund të jetë përdorimi i armëve bërthamore, i cili do të sillte rrafshin dhe shaktërim dhe jo pushtim të Iranit.

“Nuk ka ndonjë skenar që Trump mund ta vendosë në një pozitë të vështirë politike me ato që kanë ndodhur. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë nga ajo që ka planifikuar, dhe pavarësisht kërcënimeve, nuk mund të arrijë të pushtojë Iranin apo ta shkatërrojë atë, as për një ditë, as për një vit. Ai mund ta shkatërrojë vetëm brenda një dite nëse përdor armë bërthamore. Dhe në këtë rast nuk mjafton vetëm një armë, por disa për të shkaktuar shkatërrim real.

Nëse dikush ka luajtur me mendsh, mund të përdorë armë bërthamore, dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodhë, por nuk është një çështje politike, por një çështje e pastër sociopatie. Nuk është vetëm kërcënimi i parë që ai ka bërë, por një seri kërcënimesh.

Bomba më e madhe që ka përdorur Amerika është GBU-43, e përdorur vetëm një herë në 2017, dhe konsiderohet nga të gjitha bombat si më e fuqishmja. Por në rastin e Iranit, sasia e këtyre bombave është e limituar, vetëm 17 copë në total, dhe nuk sjell dot shkatërrim total të vendit apo pushtim të tij”, shtoi Goxhaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026