Ambasadorja Kim takohet me të riun nga Tropoja që i ngatërroi origjinën në Instagram
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me të riun nga Tropoja që disa ditë më parë i komentoi në profilin e saj në Instagram mbi shtetësinë.
“Javën e kaluar, Fisart Imeraj bëri një koment mbi “miqësinë shqiptaro-kineze” që më bëri konfuze. Kështu që e ftova për kafe. Ai pranoi. Sot, u ulëm në një ambient të hapur me diel dhe porositëm një kafe shumë të mirë dhe biseduam rreth komentit, por edhe shumë gjëra të tjera”, shprehet znj. Kim.
Ambasadorja Kim thotë se me të riun ka biseduar për origjinën e tyre, duke thënë se Fisarti ishte nga Tropoja, vend me të cilin ra në dashuri kur e vizitoi muajin e kaluar.
Nga ana tjetër, diplomatja thotë se stërgjyshërit e saj e kanë origjinën nga zonat malore në Kore, por vetë ajo është rritur në një ishull tropikal.
“Mësova pak më shumë për të kaluarën e Shqipërisë dhe si Fisart më tregoi se si Enver Hoxha dhe komunistët u përpoqën që të kontrollin çdo gjë – financat, besimin, strehimin, punësimin – por ata nuk mund të kontrollonin kurrë shpirtin e njerëzve.
Gjithashtu folëm edhe për sfidat me të cilat përballen rregullisht shqiptarët dhe ramë dakord që sundimi i ligjit dhe barazia para ligjit janë të nevojshme për të gjithë shqiptarët, jo vetëm elita mund të ketë punë dinjitoze, të kujdesen për familjet e tyre dhe të kontribuojnë plotësisht për të ardhmen e vendit të tyre.
E gjitha kjo nisi nga një koment që nisi si një shaka e pafajshme, por që bëri të mundur një bisedë (dhe një miqësi shqiptaro-amerikane) që shpresoj të vazhdojë. Faleminderit, Fisart!”, përfundon ambasadorja amerikane.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadorja Kim fton për takim në zyrë komentuesin që i ngatërroi origjinën në Instagram
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta