Kurti: Pjesëtarët e FSK të jenë pjesë e stërvitjes së NATO-s
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtoreshën e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e NATO-s në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, si dhe për rolin e rëndësishëm të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), si një mekanizëm kyç këshillues dhe ndërlidhës pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Republikën e Kosovës.
Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit, ai theksoi mundësitë për avancimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes trajnimeve ushtarake dhe programeve edukative në institucionet e NATO-s. Po ashtu, u nënvizua rëndësia e rritjes së kapaciteteve të FSK-së në përputhje me standardet e aleancës veri-atlantike.
Kryeministri Kurti vlerësoi performancën e lartë të FSK-së në misionet ndërkombëtare, duke përmendur angazhimet në Kuvajt, Belize, Ishujt Falkland dhe Turqi. Ai bëri të ditur se FSK-ja është në përgatitje për pjesëmarrje në misionin në Gaza, si pjesë e një force ndërkombëtare stabilizuese. Gjithashtu, theksoi kontributin në trajnimet për personelin ukrainas në fushën e deminimit dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit.
Në përfundim, ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në NATO.
Nga ana e saj, drejtoresha e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e ngushtë, duke vlerësuar gjithashtu vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gaza.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta