Raportet e sigurisë mes Shqipërisë dhe Iranit, DASH jep detaje për Euronews Albania
Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar për gazetarin e Euronews Albania, Thimi Samarxhiu lidhur me paralajmërimin e ambasadës Amerikane në Tiranë e cila deklaroi pak ditë më parë se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë amerikanët në Shqipëri.
Në përgjigjen për Euronews Albania, DASH thekson se administrata Trump ka prioritet sigurinë dhe mbrojtjen e amerikanëve. Sipas tyre mesazhi është dhënë për t’u mundësuar amerikanëve të marrin vendime proaktive dhe të informuara për të qëndruar të sigurt.
“Administrata Trump nuk ka prioritet më të lartë sesa siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Amerikanët që jetojnë dhe udhëtojnë jashtë vendit mbështeten te informacioni ynë për të marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre.
Ambasadat dhe konsullatat e SHBA jashtë vendit dërgojnë mesazhe përmes programit Safe Traveler Alert Program (STEP), përfshirë edhe njoftime paralajmëruese (Alerts), për t’u mundësuar amerikanëve të marrin vendime proaktive dhe të informuara për të qëndruar të sigurt. Mesazhet STEP zakonisht fokusohen te ngjarje dhe kërcënime afatshkurtra.
Departamenti i Shtetit publikon gjithashtu Travel Advisories për të gjitha vendet. Këto këshillime janë dokumente më gjithëpërfshirëse që analizojnë të gjitha aspektet e sigurisë për amerikanët në një vend të caktuar”, thuhet në reagimin e DASH.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në fillim të muajit prill lëshoi një njoftim paralajmërues, duke informuar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, si dhe elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.
Sipas ambasadës, këto grupe mund të synojnë gjithashtu vende publike dhe të zakonshme, përfshirë qendra turistike, tregtare, hotele, klube dhe restorante.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset