Ndihmës Sekretari i DASH vjen në Tiranë më 30 qershor

Ndihmës Sekretari për Evropën dhe Euroazinë në DASH, Philip T. Reeker
18 Qershor 2021 | 20:12

Ndihmës Sekretari për Evropën dhe Euroazinë në DASH, Philip T. Reeker do të vizitojë Shqipërinë më 30 qershor. Reeker gjatë këtij turi në Evropë do të zhvillojë vizitë në Gjermani, Itali, Francë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës në Tiranë më 30 qershor, Ndihmës Sekretari Reeker do të takohet me Kryeministrin, Eid Rama si dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe problemet që shqetësojnë të dy vendet.

Ndërsa gjatë vizitës në Ohër më 1 korrik, Reeker do të marrë pjesë në konferencën “Rruga e Prespës”, ku do të theksohet mbështetja që SHBA vazhdojnë të japin për dialogun dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe zhvillim të mëtejshëm në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026