“Fortifikohet” Greqia, ashpërson masat ndaj refugjatëve

18 Qershor 2021 | 20:22

Me fortifikim të mureve dhe kontrolle më të ashpra kufitare, Greqia po forcon qasjen e saj ndaj emigrantëve përpara muajve të verës, duke sfiduar kritikat nga grupet e ndihmës dhe duke thënë se nuk ka shumë zgjedhje duke pasur parasysh mungesën e mbështetjes nga pjesa tjetër e Evropës.

Shumë azilkërkues u lanë të lirë vitin e kaluar kur një zjarr shkatërroi kampin Moria të  Lesbos dhe Greqia ka mohuar akuzat e përsëritura se rojet e saj bregdetare kanë shtyrë anijet e migrantëve ndërsa ata hynin në ujërat greke nga Turqia.

Ministri i Migracionit, Notis Mitarachi thotë se qeveria po ndjek një qasje më të ashpër për të ofruar siguri.

“Politika jonë është e rreptë, por e drejtë dhe ne duhet të sigurohemi që kampet të veprojnë me rregulla që mbrojnë para së gjithash ata që jetojnë në kampe. Për këta njerëz është një shtëpi e përkohshme, mbron stafin, mbron komunitetet lokale”, tha Mitarachi.

Greqia ishte vija e parë e krizës së migrimit në 2015, kur zbarkuan një milion refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Shifrat janë ngadalësuar ndjeshëm që nga ajo kohë, por Greqia thotë se ende ka mbi supe një barrë të rëndë.

Jashtë Athinës në kampin Ritsona, shenjat e politikës më të ashpër janë të dukshme. Kampi është i rrethuar me beton dhe i ngjashëm me një qytet të vogël me mure, me dyqane ushqimore të improvizuara, një kasap dhe një kafene që shpërthen me muzikë arabe.

Përveç rrethimit të kampeve, Greqia nisi një tender të gjerë në qershor për të ndërtuar dy objekte të mbyllura në ishujt Samos dhe Lesbos. Athina thotë se masat do t’i bëjnë kampet më të sigurta por grupet e ndihmës thonë se politikat e ndalimit dëmtojnë njerëzit tashmë të traumatizuar nga lufta dhe konfliktet.

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut i ka kërkuar Greqisë të rishikojë vendimin .

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026