Cooper dhe Macron kërkojnë respekt të plotë të armëpushimit, përfshirë Libanin
Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, tha se një armëpushim midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duhet të përfshijë edhe Libanin, ku Izraeli vazhdon sulmet vdekjeprurëse.
Në komentet e cituara nga Reuters, Cooper shtoi se transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të jetë i lirë, duke reaguar ndaj përpjekjes së Iranit për të ngarkuar tarifa tranziti për kalimin.
Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se kishte biseduar me Presidentin iranian Masud Peskov dhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke i vlerësuar vendimin e tyre për të pranuar një armëpushim si më të mirin e mundshëm.
“Shpreha shpresën time se armëpushimi do të respektohet plotësisht nga të gjitha palët ndërluftuese, në të gjitha fushat e konfrontimit, përfshirë Libanin,” shkroi Macron në një postim në X.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha se Libani nuk është pjesë e armëpushimit dhe se Irani do të ishte budallallëk ta shkelte marrëveshjen për këtë arsye. Ai paralajmëroi se iranianët duhet të ndërmarrin hapin tjetër, përndryshe Presidenti Trump “ka shumë mundësi për t’u rikthyer në luftë”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta