Zelensky: SHBA i injoron provat që Rusia po ndihmon Iranin sepse i beson Putinit

9 Prill 2026 | 08:53

SHBA-të kanë injoruar provat bindëse se Rusia e ka ndihmuar Iranin të shënjestrojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme sepse i “beson” Vladimir Putinit, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke folur në një intervistë, Zelensky tha se ishte përpjekur të tërhiqte vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj bashkëpunimit të ngushtë midis Moskës dhe Teheranit.

Ai tha se satelitët ushtarakë rusë kishin fotografuar objekte kritike të infrastrukturës energjetike në shtetet e Gjirit dhe në Izrael, si dhe vendndodhjet e bazave të ushtrisë amerikane në të gjithë rajonin. Kremlini i kaloi detaje dhe imazhe regjimit iranian, tha ai, për të lehtësuar sulmet e tij.

“E thashë këtë publikisht. A dëgjuam ndonjë reagim nga SHBA-të ndaj Rusisë se duhet ta ndalojnë këtë?” pyeti Zelensky në mënyrë retorike.

“Problemi është se ata i besojnë Putinit. Dhe është për të ardhur keq”, tha ai.

Zelenskyy tha se ekipi i Donald Trump nuk kishte arritur të “kuptonte vërtet detajet e asaj që dëshiron Rusia”.

Zelenskyy tha se e kuptonte më mirë psikologjinë e udhëheqësit rus dhe qëllimet aktuale të luftës sesa Shtëpia e Bardhë. Presidenti i Ukrainës tha se Putini nuk do të ndalet nëse merr Donbasin dhe se më pas do të përpiqet të pushtojë kryeqytetet rajonale të Dnipro dhe Kharkiv.

“Duhet ta pranojmë se pjesërisht amerikanët po ndiejnë se Donbasi nuk është asgjë për ne. Ata nuk duan ta pranojnë se Putini do t’i gënjejë dhe se mund ta vazhdojë pushtimin edhe pas hapave të tillë. Amerikanët janë të sigurt se mund t’i besojnë Putinit”, tha Zelensky.

Zelenskyy gjithashtu sugjeroi që Evropa duhej të maksimizonte fuqinë e saj në një kohë kur SHBA-të po kërcënonin të tërhiqeshin nga NATO. Sipas tij, BE-ja duhej të bashkoj forcat me Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë dhe Norvegjinë, për të krijuar një bllok ushtarak mjaftueshëm të madh për të penguar Rusinë.

“Pa Ukrainën dhe Turqinë, Evropa nuk do të ketë një ushtri të ngjashme me atë që ka Rusia. Me Ukrainën, Turqinë, Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ju do të kontrolloni sigurinë në dete, jo në një det të vetëm”, tha ai, duke shtuar se ishte i sigurt se Kievi një ditë do t’i bashkohej BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026