Kurti përkujton betejën e Koshares: Simbol i sakrificës dhe bashkimit kombëtar

9 Prill 2026 | 11:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e fillimit të Betejës së Koshares, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të luftës çlirimtare dhe përpjekjeve për bashkimin kombëtar.

Kurti rikujtoi se më 9 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) sulmuan pozicionet ushtarake serbe në brezin kufitar mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, me synimin për të shembur kufirin që për dekada ndante shqiptarët.

“Beteja e Koshares nisi dy javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s dhe zgjati deri në përfundim të tyre, duke u shndërruar në një nga përballjet më të ashpra në terren malor”, theksoi Kurti.

Ai vuri në pah se gjatë kësaj beteje, mijëra pjesëtarë të UÇK-së luftuan për dy muaj rresht, ndërsa 114 prej tyre ranë dëshmorë dhe mbi 400 të tjerë u plagosën.

Sipas tij, UÇK-ja, si një ushtri vullnetarësh gjithëkombëtarë, u bë aleate e NATO-s në ndaljen e fushatës së spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i atëhershëm i Serbisë.

Kryeministri Kurti theksoi se çdo pranverë kujtohen me nderim të gjithaë luftëtarët që kontribuuan në këtë betejë historike, duke dhënë gjithçka për lirinë e vendit.

“Lavdi u qoftë dëshmorëve të rënë në Betejën e Koshares, sot e përmot”, përfundoi Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026